Ndahet çifti i njohur i showbizz, këngëtarja shqiptare në momente krize

Teksa flitej se 28-vjeçarja Rita Ora ishte e shumë e dashuruar me aktorin e njohur të “Hollywood”-it, Andrew Garfield, mediat e huaja shkruajnë se aktori i famshëm i ka dhënë fund lidhjes së tyre.

Burime pranë “The Sun” kanë zbuluar se Andrew ka vendosur të ndahet pasi kërkon një jetë më private. Por ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga Rita e cila ndihet e shkatërruar.

“Rita është shkatërruar nga situata. Andrew u nda me të kohët e fundit dhe ishte e vështirë për të pasi kaluan shumë kohë së bashku. Ata kaluan Krishtlindjet së bashku dhe këngëtarja mendoi se gjërat po shkonin mirë mes tyre. Karrierën e ka gjithnjë e më shumë në rritje dhe jeta e saj është në qendër të vëmendjes ndaj, ai i tha se donte një jetë më private” , thanë burimet për ‘The Sun’.