Ndahet nga jeta aktori i njohur



Yaphet Kotto, aktori afrikano-amerikan më i njohur për rolet e paharrueshme në “Alien” dhe filmin “007 Jeto dhe Lë të Vdes”, së bashku me James Bond, si dhe në serialin hit “Life on the Street”, ka vdekur në moshën 81 vjeç në Filipine.



Lajmi u njoftua në një postim në Facebook nga gruaja e Kotto-s, Tessie Sinahon, e cila shkroi disa fjale teper te ndjera.



“Ju keni luajtur rolin e të keqit në disa nga filmat tuaj, por për mua ju jeni një hero i vërtetë dhe për shumë njerëz gjithashtu. Një njeri i mirë, një baba i mirë, një burrë i mirë dhe një qenie njerëzore e denjë, shumë e rrallë për të gjetur… Pusho në paqe Zemër, do të më mungosh çdo ditë, shoku im më i mirë. I forti im. Të dua dhe gjithnjë do të jesh në zemrën time. Derisa të takohemi përsëri! ” shkroi Sinahon.

Kotto tha se ishte frymëzuar për të filluar aktrimin duke parë Marlon Brando në “On the Waterfront” si adoleshent, dhe më vonë nga Sidney Poitier në “The Defiant Ones”, i cili u lançua në 1958.