Ndahet nga jeta gazetari i njohur, nuk fitoi dot me sëmundjen

Nuk ia doli dot dhe pas një beteje me sëmundjen, pasditen e djeshme u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari, Maku Pone.

Pone ishte gazetar dhe shkrimtari i njohur, ai ka botuar një sërë veprash. Maku Pone ka botuar 14 libra me poezi, 10 drama, 4 romane dhe 6 libra per fëmijë.

Maku Pone lindi në Fier në 1 Mars 1939 në një familje që ishte e njohur në këtë qytet për kontributin e saj në levizjen patriotike, arsimore dhe kulturore.

Për miqtë e dashamirësit e Makut: Homazhet bëhen ditën e mërkurë, ora 10.00 në Teatrin ‘Bylis’, ora 11.00 percjella per në v.ar.rezat e qytetit të Fierit!

Lexo edhe: