Ndahet nga jeta legjenda e këngës popullore, i biri jep lajmin e trishtë



Eshte ndare nga jeta ne moshen 83-vjeçare mjeshtri i këngës popullore Kosovare, Ismet Peja. Lajmi eshte bere me dije nga i biri, ne nje postim ne Facebook.



“JARAN nuk dijta ndryshe as nuk mujta ndryshe me lajmru largimin tend nga kjo jete…pusho i qete se per ne ke ngel i perjetshem…tfala i bon Mames Jaran”, shkruan ai. Ismet Peja ishte një ndër zërat më të suksesshëm të këngës kosovare dhe asaj shqiptare.



Thuajse tërë jetën e tij ai ia kushtoi këngës popullore, duke u bërë një nga mjeshtrat më të shquar të saj. I nderuar me çmime dhe dekorata për kontributin e tij si solist dhe si përfaqësues dinjitoz i ahengut gjakovar e më gjerë, deri edhe me jaret shkodrane.

Ndër titujt, mirënjohjet dhe çmimet më të mëdha që iu atribuan këngëtarit legjendar Ismet Peja, vlerësimin më të lartë ia ka dhënë populli, të cilit i kushtoi edhe jeten e vet. Ai ka lindur më 27 Prill 1937, në Gjakovë, biri i Musa Pejës, i cili ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar.

Që në fëmijëri prej moshës 13/14 vjeçare filloi të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”.