Ndahet nga jeta personaliteti i shquar shqiptar, lajm i hidhur për…



Klubi i Shkumbinit ka marre lajmin e hidhur sot per ndarjen nga jeta te një ndër figurat më të spikatura sportive të qytetit të vogël të Peqinit, Naim Gripshi.



Gripshi ka kontribuar për ekipin e Shkumbinit rreth viteve ’70, ku ka luajtur si mbrojtës. Pas një dëmtimi të rëndë u detyrua ta linte sportin shpejt.



Mirëpo kjo gjë nuk e ndan atë prej futbollit. Profesor Naimi ishte promotori i hapjes së klasave sportive dhe një trajner tepër i përkushtuar i moshave. Prej tij kanë dalë lojtarë si trajneri aktual Magani, Branica, Tosku, Nexha, Isai, etj.