Ndahet nga jeta regjizorja e njohur shqiptare

Regjisorja Arzana Kraja është gjetur e pajete sot në lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë.

Për këtë ngjarje ka reaguar Qendra Kinematografike e Kosovës, e cila i ka shprehur ngushëllime familjes Kraja.

‘Jemi të sh o kuar nga lajmi për v d ekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i sajë në fushën e kinematografisë ishte i jashtëzakonshëm! Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve’, ka shkruar QKK-ja në faqen zyrtare në ‘Facebook’.

Arzana është vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Kraja është një nga regjisoret më të njohura në Kosovë, njëri nga filmat e saj të fundit ishte ‘Fusha e mëllenjave’, i cili ishte prezantuar para përzgjedhësve të Berlinales.