Ndarja e tyre bëri bujë, ja e vërteta e marrëdhënies mes Saimir Çilit dhe ish-bashkëshortes. Flet Suela

Vajza e këngëtarit të njohur Saimir Çili, Isea, është pjesëmarrjese në “The Voice Kids”. Tashmë 10 vjeçarja është pjesë e skuadrës Gjoka dhe është shumë e lumtur për këtë eksperiencë te re.

Ajo sot ishte e ftuar bashkë me të ëmën në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon.

Në bisedë e sipër, Suela tregoi se është shumë krenare për të bijën dhe theksoi se nuk do i mungojë për asnjë moment mbështetja e saj dhe e ish-bashkëshortit.

Madje ajo gjeti rastin të sqaronte situatën mes tyre, duke thënë se divorci është një gjë normale dhe marrëdhënia e tyre nuk ka qenë asnjëherë aq e acaruar siç ka qarkulluar nëpër portale.

“Për fëmijën dy njerëz gjithmonë duhet të gjenë gjuhën e përbashkët dhe ta shoqërojnë bashkë, sepse prindërit edhe mund të ndahen, por fëmija mbetet gjithmonë i përbashkët”, tha Suela.

E kur Bieta e pyeti nëse kjo situatë ishte ndopak e sikletshme, ajo ia ktheu duke qeshur: E superojmë, shyqyr më bëri Zoti psikologe.