Ndërhyn edhe FNSH/ Protesta para gjykatës në Shkodër…ka përpl.asje me policinë



Banorët e lagjes “Fermentim” që rrezikojnë të mbeten pa shtëpi kanë zhvilluar një protestë para gjykatës së rrethit në Shkodër. Protesta de.gjeneroi deri në përpla.sje me policinë sa u desh ndërhyrja e FNSH.



Shkak i protestës u bë lajmërimi nga përmbaruesit se të mërkurën, në 5 gusht u duhet të lirojnë banesat në të cilat ishin vendosur 30 vite më parë me vendim të Këshillit Bashkiak asokohe. Këtë veprim banoret e quajnë të paligjshëm dhe paralajmërojnë përshkallëzim të protestave. Ata tregojnë se nuk kanë vend tjetër ku të jetojnë nëse dalin nga banesat. Edhe 15 ditë më parë, ata u përballen me përmbaruesit të cilët kishin kërkuar daljen e tyre nga banesat, por në mungesë të një vendimi nga gjykata u tërhoqën deri në një vendim të dytë. Edhe në atë protestë ata qëlluan me gurë makinen e përmbaruesit.