Ndërpret pushimet në mes dhe direkt në operacion, politikani i njohur ndihet keq

Presidentit të Komisionit Evropian Jean Claude Juncker i është dashur të ndërpresë pushimet në Austri, ku ndodhej këto ditë, për t’iu nënshtruar një operacioni urgjent në Luksemburg.

3160

Komisioni e bën të ditur këtë në një shënim ne rrjetet sociale.

Mësohet se Juncker është operuar pas problemeve me tëmthin.

Ndër të tjera, ai ishte planifikuar të merrte pjesë në samitin e G7 në Biarritz, të planifikuar për 24-26 gusht.

Juncker, 64 vjeç, do të largohet nga detyra kur mandati i tij të skadojë më 31 tetor.

Në vend të tij, nga nëntori, Ursula von der Leyen, gjerman, do të marrë detyrën, shkruan “The Guardian”.