Ndërpritet asambleja, anëtari bën hatanë në mes të sallës pasi “lirohet”: Sillni këtu të gjitha…

Një debat i nxehtë në një asamble rajonale në Kenia u ndërpre të mërkurën për shkak se dikush “prishi” ajrin e ambientit, shkruan BBC.

“I nderuar kryetar, njëri prej nesh ka ndotur ajrin dhe unë e di se kush është ai,” thuhet se Julius Gaya i tha asamblesë së qarkut Homa Bay.

Por anëtari që ai akuzoi për p*rdhë iu përgjigj:

“Unë nuk jam ai. Nuk mund të bëj një gjë të tillë para kolegëve të mi.”

Duke shpresuar të pastrohej ajrin, Kryetari i asamblesë Edwin Kakach i udhëzoi anëtarët të dilnin jashtë dhe të bënin pushim.

Raportet gjithashtu thonë se ai u kërkoi zyrtarëve që të sjellin aromë ajri “për ta bërë atë të këndshme. Merrni çdo aromë që do të gjeni në çdo zyrë, pavarësisht nëse është vanilje apo luleshtrydhe. Ne nuk mund të vazhdojmë të ulemi në një ambient që ka erë të keqe.”

Sidoqoftë, aroma e pakëndshme thuhet se u largua para se të lëshoheshin aromatizues, duke lejuar që debati të vazhdonte.