‘Ndërrimi i qimes nuk ndërron zakonin’, përgjigjet Kryebashkiaku: S’isha në protestë, vëllai mbështetës i PD, ja organizatorët

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një deklaratë të bërë për mediat, kërkoi shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila nga detyra e tij. Nga ana e tij, Hila tha se ministri Lleshaj është informuar gabim, dhe se ai nuk ka qenë pjesë e protestës së organizuar nga drejtuesit lokal të PD-së.

“Unë nuk kam qenë as në protest, dhe as pranë vendit ku u zhvillu tubimi. Unë nuk jam në dijeni të nismës së ministrit për shkarkim, po ministri nuk është në dijeni nëse kam qenë apo jo unë. Kjo ka qenë një nismë e degës së PD-së, nuk ka pasur lidhje kreu i Bashkisë, ministrin e kanë disinformuar. Vëllai im ka qenë në protestë si mbështetës i PD, nuk jam në dijeni të arrestimit të tij”, u shpreh Hila.

 

Videon e plote e gjeni ketu:

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/318361462400655/