“Ndërro orarin e qejfit dhe rënkimeve” / Thirrje komshies që i vlon gj.aku në katin e katërt



Jeta ne komunitet ka disa rregulla, qe duhen respektuar, por jo te gjithe e dine, e jo te gjithe e kuptojne kete.



Shqetesimi qe vjen nga fqinj te papergjegjshem eshte dicka qe zgjidhet dhe me polici, por shpesh qytetaret e anashkalojne kete hallke.



Banorët e një pallati në kryeqytet janë shqetësuar nga zhurmat që vijnë nga një apartament në katin e katërt. Ata kanë shkruajtur një letër dhe e kanë ngjitur në hyrje të pallatit që ndodhet në rrugën “Riza Cerova” duke i kërkuar që të ndërrojë orarin e qejfit.

Sipas banorëve, rënkimet e komshies në katin e katërt dëgjohen shumë dhe kjo i bezdis, ndaj ‘e kërcënojnë’ që nëse nuk ndërron orarin e qejfit, do të merren me kollovarin.

Letra shkruan:

Thirrje komshies që i vlon gj.aku në katin e katërt E dashur komshie, ta kuptojmë dhimbjen por nëse nuk i mban dot rënkimet dhe ulërimat përbrenda, ndërro orarin e qejfit ose shko diku gjetkë me qera. Në të kundërt do të merremi me kollovarin. Këshilli i banorëve të pallatit.