Ndërtesat në sitë/ Edhe në Shkodër pritet inspektim dhe hetim i plotë, kush duhet të ketë fri.kë

Nje urdher i dhene nga prefekti i Shkodres per te inspektuar ndertimet e viteve te fundit ne qarkun Shkoder, mund te nxjerre ne pah abuzimet 30 vjecare qe jane bere nga ndertuesit. Ne loje pritet te hyje edhe prokuroria sebashku me grupet verifikuese te cilat do te zbarkojne per te pare keto ndertime, ku pas termetit te 26 Nentorit perllogaritet qe ne qarkun Shkoder te jene rreth 100 objekte te demtuara me plasaritje e deme te tjera. Burime per Shkodraneës thone se nje pjese jo e vogel e ndertimeve edhe ne Shkoder nuk plotesojne kriteret teknike dhe nga bashkia sebashku me institucionet e tjera bashke me lejen, ju jane dhene edhe firmat e kolaudimit pa u kontrolluar objektet. Te njejtat burime saktesojne se ka shume objekte qe kane shtuar kate pertej lejeve dhe me pas jane legalizuar, çka perben edhe nje shkelje me te rende ligjore. Deri me tani institucionet nuk kane thene gjysem fjale por bashkia Shkoder nuk ka qofte nje statistike zyrtare te ndertimeve dhe aq me pak dokumentacion te te gjitha ndertimeve ne zyrat e saj. Pas ketij urdheri qe shpresojme te mos kete qene vetem fasade, mbetet per tu pare cili do te jete rezultati zyrtar dhe ku gjenden Shkodra me kete kaos urbanistik qe na ka udhehequr ne keto vite./ShkodraNews