Ndërtohet raketa që do t’i çojë njerëzit në Mars, ja kur do vihet në përdorim

Udhëtimi në hapësirë është një ëndërr e lashtë e njerëzimit, e kthyer në realitet vite më parë, por kostot e mëdha kanë bërë që për shumicën e njerëzve ajo vijon të jetë një ëndërr.

E NASA po punon që të dërgojë në të ardhmen sa më tepër njerëz, si në hënë ashtu edhe në Mars. E drejt këtij qëllimi NASA bën me dije se ka rezultuar i suksesshëm testi i nxehtësisë në makinerinë që pritet të dërgojë njerëz në Mars në vitin 2030.

Një “asimilues shoku”, i printuar me teknologjinë 3D, i përcaktuar për ta bërë sa më komod udhëtimin e astronautëve është testuar në një event prej 365 sekondash. E kjo pjesë tashmë do t’i instalohet motorit RS-25 që do të jetë edhe raketa më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë në planet.

Raketa, e cila pritet të vihet në fluturim në vitin 2019, do të dërgojë njerëz në anijen kozmike Orion dhe do të aktivizojë edhe misionet për në hënë edhe Mars.

Brenda vitit të ardhshëm, inxhinierët planifikojnë që t’i shtojnë pjesën e printuar në 3D motorit RS-25 për të zvogëluar humbjet dhe kostot në Sistemin e Lëshimit në Hapësirë.