‘Ndihesha keq mendërisht’, këngëtarja shqiptare rrëfen periudhën e vështirë që ka kaluar

Teksa i shohim në ekran mendojmë se jeta e tyre është ideale dhe se ata nuk kanë asnjë shqetësim. Mirëpo, edhe personazhet e njohur të ekranit kalojnë vështirësi si të gjithë njerëzit: vuajnë, qeshin, qajnë, zhgënjehen…pra i provojnë të gjitha emocionet. Edhe këngëtarja e njohur Flaka Krelani paska kaluar një periudhë të vështirë në jetën e saj.

Fundi i 2018-ës dhe fillimi i 2019-ës kanë qenë shumë pozitiv për të, mirëpo ajo nuk e ka humbur motivimin dhe ka një mesazh për të gjithë ju që po kaloni në të njëjtën periudhë si ajo.

Fundi i vitit 2018 dhe fillimi i vitit 2019-ës ka qenë i vështirë për mua fizikisht dhe mendërisht. Arsyeja që po shprehem kaq shumë, është sepse secili prej nesh ka vështirësi të cilat janë normale, zhgënjimet gjithashtu janë normale, si mungesa e motivimit, nuk është fundi i botës apo gjëra të tjera që na bëjnë të ndihemi keq. Do të doja të gjitha të ishin si ilaçe që të mund t’i konsumoja çdo ditë, sepse më ndihmojnë të arrijë gjithçka që dua në jetë. Ajo që jemi, është ajo për të cilën jemi të gatshëm të luftojmë. Kthejeni veten në prioritet dhe mos e ktheni “problemin” në problem, sepse ai nuk ekziston. Shëndeti është e vetmja gjë e rëndësishme në jetë”,-ka shkruar këngëtarja.