Ndodh çudia me Ronaldon/ Kujtoi se ra në qetësi, policia e Las Vegas i bën gjëmën

Policia e Las Vegas i ka kërkuar Cristiano Ronaldos një mostër të ADN-së për të parë nëse përputhet me veshjen e Kathryn Mayorga, gruaja që akuzon portugezin për përdh*nim në verën e vitit 2009, raporton ‘The Wall Street Journal’.

Portugezi tashmë i ka mohuar faktet përmes një deklarate publike dhe tani një test ADN mund të kryhet për të provuar pafajësinë e tij.

Cristiano Ronaldo dëshiron të dëshmojë se është i pafajshëm për akuzën e bërë nga Kathryn Mayorga, edhe pse disa fakte dëshmojnë të kundërtën.