Ndodh mrekullia në Wuhan, bebja që lindia nga nëna e prekur me k.oronavirus habit mjekët, asaj i del që…

Ka ndodhur mrekulli me foshnjen e cila erdhi në jetë në Wuhan, nga një nënë e prekur nga k.oronavirusi.

Edhe pse Covid 19 iu përcoll dhe fëmijës, ajo sot gëzon shëndet të plotë, shkruajnë mediat britanike.

Foshnja tashmë ka dalë nga spitali dhe gjendja e saj është shumë e mirë.

Shumë shpejt u pa se ajo e kishte bartur sëmundjen nga nëna.

“Foshnja nuk kishte vështirësi në frymëmarrje, as kollë e as temperaturë të lartë, ndaj dhe nuk nxituam me trajtimin mjekësor”, tha Dr Zeng Lingkong, kreu i pavionit të të porsalindurve në këtë spital. Madje sipas tij, fëmija është rritur mirë e ka pasur dhe një shtim të kënaqshëm në peshë.

Mjekët në Kinë e kanë pohuar që më parë mundësinë që k.oronavirusi të kalojë nga nënat shtatzënë tek fëmijët e tyre. Në këtë vend është shënuar sakaq edhe rasti I një pacienteje 96 vjeçare e cila u trajtua për tre ditë në njësinë e terapisë intensive, dhe u shërua.