Ndodh ngjarja e rrallë, burri bëhet baba në moshën 94-vjeçare, kurse nëna…Ja ku ka ndodhur

Një ngjarje historike ka ndodhur këtë Shën Valentin të 2019. Ka ndodhur në Puglia të Italisë, ku një burrë 94 vjecar është bërë baba dhe nëna e fëmijës është 42 vjecare.

Mediat italiane kanë publikuar rastin e rrallë.

“Il messaggero” shkruan se dashuria nuk njeh moshë, e rrjedhimisht as të bërit prind.

Në spitalin e Tatarellës, dje pasdite, një grua 42 vjeçare nga Maroku lindi një fëmijë. Zonja është martuar prej katër vjetësh me 94-vjeçarin.

Çifti nuk donte të bënte deklarata, e teksa kamerat e televizionit Telenorba i filmonin, ata mbulonin fytyrat e tyre duke ruajtur jetën private.

Lajmi menjëherë bëri xhiron e internetit, duke pasur parasysh moshën e babait./Përktheu: ShkodraNews