Ndodh për herë të parë/ Ilva Tare poston foton familjare, zbulon portretin e dy të vegjëlve, dhe nuk i b.esohet…

Gazetarja e njohur, Ilva Tare ka publikuar për herë të parë portretin e plotë familjar. Ajo ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqet me bashkëshortin ish-kryetarin e Partisë Demokratike Eduard Selami dhe dy fëmijët e saj.

Familja duket shumë e lumtur, pasi e vogla e tyre Melodi feston 5-vjetorin e lindjes. Ndërkohë Ilva shprehet e befasuar, pasi nuk po i besohet se si vitet ikin kaq shpejt, dhe fëmijët e saj tashmë janë çdo ditë dhe më të rritur.

‘Si rriten keshtu dhe vetem kur sheh qe ka feste ne shtepi! Ne ditelindjen e Mel’, shkruan gazetarja.

Ndërsa foto ka marrë shumë komente, të cilat e urojnë Melodin dhe familjen e saj, ndërkohë që kjo është dhe fotoja e plotë familjare, të cilën gazetarja e bën publike për herë të parë.

Ajo tashmë është nën drejtimin e një televizioni që është hapur së fundi, ndërkohë që Selami u bë vite që e shohim të shkëputur totalisht nga jeta politike.