Ndodh sërish e papritura me motin, sinoptikanët: Kujdes pas mesditës sepse…



Sinoptikanet e Meteoalb thone se ditët vijuese duke përfshirë edhe fundjavën pritet te kete qëndrueshmëri ku paraditet do te vijojnë me kthjellime e vranësira kalimtare ndërsa pas mesditës dhe orët e para të pasditeve, do të ketë fuqizim të përkohshëm të vranësirave në territor duke sjellë shira në zonat Lindore si edhe shira të dobët në zona të izoluara të Qendrës dhe Jugut.



Duhet theksuar se gjatë gjithë këtyre ditëve dhe kryesisht në fundjavë, kushtet e motit në bregdet mbeten të favorshme.



Temperaturat e ajrit do të pësojnë luhatje të lehta nga dita në ditë duke variuar nga 11 – 12°C vlera më e ulët gjatë mëngjesit në zonat Juglindore deri 31 – 32°C, maksimumi në disa qytete si Shkodër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat Gjirokastër.