Ndodh zbulimi i befasishëm që mund të ndryshojë gjithë historinë

Studiuesit kanë zbuluar një thesar të fisit Maja, ç’ka mund të çojë në një ndryshim të asaj që dimë deri më tani.

Arkeologët zbuluan qindra gjurmë të vlefshme në një shpellë në Jukatan.

“Ky thesar shkencor, i zbuluar në këtë hapësirë mistike, numëron shtatë objekte me vlerë, përfshirë një objekt në qeramikë që shërbente për djegien e temjanit si dhe objekte të tjera”, u shpreh studiuesi, Guillermo de Anda.

Shkencëtarët shpresojnë që këto gjurmë të gjetura në gërmadha do të zbulojnë se cilët ishin dhe nga vinin Itzaes, populli maja i cili jetonte në gadishullin e Jukatan.