Urgjente/ Lleshaj zbulon ç’do ndodhë më 30 qershor: Kemi të dhëna se

Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor. I bindur u shpreh sonte edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili tha se kjo datë nuk ndryshon.

Në emisionin Opinion ai tha se kjo datë është e caktuar nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe se nuk do të ketë p.ërplasje civile.

Sipas ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj vendi nuk rrezikon përplasje civile, pasi nuk ka konflikt civil.

“30 qershori është një datë që vjen, sa i përket zgjedhjeve vijnë jo për vullnet të Presidentit por si vullnetit të Shqiptarëve. 30 qershori është data e fundit. Ka një arbitër shumë të qartë që është Kolegji Zgjedhor. Kjo datë është e deklaruar nga Kushtetuta e Shqipërisë”, tha ministri i Brendshëm.

“Atë ditë probleme mund të ketë, të rendit publik, të kriminalitetit por në aspektin civil jo” tha ministri në emisionin Opinion.

I pyetur drejtpërdrejt për përgjimet e publikuara nga Bild, e sidomos për shefin e policisë që del në përgjime Robert Aga, ministri tha: Përgjithësisht në Shqipëri policët janë të depolitizuar. Nëse kjo do të provohej, në mënyrë ligjore nuk do të ishte me aty”.

“Iu them me përgjegjësi të polotë se për arsye morale nuk mund të përjashtohet dikush nga Policia e Shtetit. Duhet të provohet diçka që të përjashtohet. Dorëheqja duhet të ishte e rekomandueshme”, tha më tej ministri./