Ndryshime të mëdha në mediat shqiptare, Sokol Balla në News 24, kurse Zogun e Tironës e merr…

Gazetari Sokol Balla ka arritur tashmë marrëveshjen me televizionin informative News 24, dhe pronarin e grupit Irfan Hysenbelliu.

Kështu, nga shtatori Balla tri analistët e “Real Story”, Skënder Minxhori, Agron Gjekmarkaj, dhe Arjan Vasjari, kalojnë në News 24, 4 herë në javë në emisionin e Ballës.

Gjithashtu, Balla do të drejtojë këtë televizion, duke shënjuar një lëvizje të fortë nga kalimi i tij Vizion Plus në News 24.

Kalimi i tij në News 24, sjell vështirësi për tri emisione të tjera të drejtuara nga Adi Krasta, Rudina Xhunga dhe Ylli Rakipi, të cilët janë larguar të detyruar.

Lëvizjet kanë prekur edhe median e vëllait të Hysenbelliut, Kasem Hysenbelliut. Televizionit informativ Fax News, i largohen Armela Ferko dhe Rezear Xhaxhiu, por i bashkohen Bejdo Malo dhe Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si ‘Zogu i Tironës’.

Transformim rrënjësor në shtator do të ketë edhe për median e Ylli Ndroqit. Televizioni Ora News largohet nga lajmet për t’u kthyer në televizion gjeneralist.

Por jo pa arsye… rrugën e tij do të ndjekë televizioni tjetër i Ndroqit, Channel One. Channel One do të ndryshojë format, duke u kthyer në Tv Informativ, ndërsa lajme të këqija ka edhe për Beti Njumën.

Spikerja e njohur që la Top Channel, për t’u bërë drejtoreshë Informacioni në Ora News, tashmë do të mjaftohet me edicionin qendror të lajmeve dhe një emision të moderuar prej saj për librat.

Ndërkohë që gazetari Artur Zheji vazhdon të jetë sëmurë, duke mos ditur cili do të jetë fati i emisionit “360 gradë”.

Për më shumë, duhet të presim shtatorin për të parë efektet e para të merkatos.