Ndryshimet e Ramës që i surprizuan të gjithë, promovimi i Gent Cakaj dhe largimi i Ditmir Bushatit

Ndryshime thelbesore beri diten e sotme kryeministri Edi Rama, duke surprizuar me zgjedhjen e tij.

Pa humbur fare kohë, Rama vendosi ti njoftojë këto ndryshime gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së ditën e sotme, duke larguar nga poste brenda PS-së Ditmir Bushatin, Lindita Nikollën dhe Blerina Gjylametin.

Pasi e zëvendësoi me Gent Cakajn në postin e Ministrit të Jashtëm, një nga lëvizjet më të kritikuara brenda dhe jashtë PS-së, Rama vijon të promovojë djalin e ri nga Kosova duke e zgjedhur sekretar të rinisë socialiste, teksa largon edhe më tej Bushatin, i cili tashmë nuk ka në dorë asnjë pozicion të rëndësishëm në këtë forcë politike.

Drejtues i PS-së në qarkun e Shkodrës, në vend të Bushatit është caktuar Valdrin Pjetri, kryetar bashkie në këtë qytet pas 30 Qershorit.

Edhe zëvendësimi i Blerina Gjylametit nga drejtimi i PS-së në Tiranë, me dyshen ElisaSpiropali-Ervin Bushati, ndërsa ish-Ministrja e Arsitmi Lindita Nikolla është zëvendësuar nga Sandër Lleshaj në drejtimin e PS-së për qarkun e Lezhës.

Rama duhet ta ketë tashmë në duar një analizë paraprake për rezultatin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, por disa nga lëvizjet e sotme mendohet të kenë lidhje me “qëndrimet ndryshe” brenda PS-së.

Ditmir Bushati ishte i pari që iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me këto ndryshime.

Bushati zgjodhi fjalën “ofiqe” në vend të “postit”, ndërsa tha se tashmë që s’ka asnjë të tillë në dorë, e bën të edhe më të vendosur të çojë “projektet e tij përpara”.

“Nuk ka rendësi jam me post apo jo, por për çfarë çështjesh luftoj. Mungesa e ofiqit më bën të jem edhe më i vendosur për të çuar përpara projektet e mia”, tha Bushati.

“Të jeni të qetë do të ketë komunikime të mëtejshme”, tha Bushati duke paralajmëruar për zhvillime të mëtejshme brenda PS-së, pas dorës së hekurt të Ramës për të bërë ndryshme kaq të befasishme.