Ndryshojeni tani urgjent kodin e FB, arsyeja nuk do ju pëlqejë

Ju e dini tashmë se kodet e llogarive që keni në rrjetet sociale duhen ndërruar shpesh.

E mira është ta bëni tani.

Rrjeti i madh Facebook nuk po mundet të arrijë sigurinë kibernetike.

Sic shkruan The Sun, fjalëkalimet e 600 milionë llogarive të përdoruesve ishin të ruajtura me tekst të thjeshtë, në vend që të ishin të koduara.

Vetë Facebook ka pranuar këtë gabim nga ana e saj dhe bëri me dije se problemin e kishte zbuluar pas një kontrolli rutinë të elementëve të sigurisë në muajin Janar. Lista me fjalëkalimet e 600 milionë përdoruesve që janë të ruajtura me tekst të thjeshtë, mund të hakerohet apo të vidhet nga palë të treta, duke bërë që ata të kenë akses në llogarinë tuaj të Facebook.

Pas këtij gabimi të Facebook me elementët e sigurisë kibernetike, ekspertët këshillojnë që të ndryshoni fjalëkalimin tuaj në këtë rrjet social në mënyrë të menjëhershme.

Lexo edhe: