Ndryshon kolaudimi i makinave! Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni në qendrat e reja



Qeveria ka zyrtarizuar liberalizimin e shërbimit të kontrollit teknik të automjeteve, duke i hapur rrugën ofrimit edhe nga qendra të tjera përveç kompanisë SGS. Gjithçka u paralajmërua pas përfundimit të koncesionit që kjo kompani zotëronte, por tashmë janë bërë edhe ndryshmet përkatëse në Rregulloren për Zbatimin e Kodit Rrugor. Ndër të tjera, në dokumentin e ri saktësohet se qendrat e kontrollit teknik, që të licencohen nga ministri, duhet të ndërtohen mbi bazën e kombinimit të kritereve gjeografike (qasja e baraslarguar e njësive administrative) dhe demografike (numri i mjeteve për njësi administrative).



Po ashtu, kontrolli teknik i mjeteve rrugore në qendrat e kontrollit teknik mund të kryhet nga subjekte publike ose private. Ndërkaq, për herë të parë në rregullore është futur edhe mbikëqyrja e këtyre qendrave, që do të mund të kryhet nga një subjekt publik ose privat.Këto subjekte do të verifikojnë trajnimin dhe provimet e inspektorëve, auditojnë, monitorojnë dhe vlerësojnë vlefshmërinë e rezultateve të kontrolleve teknike. Po ashtu ata do të kenë kompetencën të propozojnë tërheqjen ose pezullimin e licencave të qendrave kontrolluese apo të certifikatave të inspektorëve. Ndërkaq, ndryshimet saktësojnë se ky shërbim mund të ofrohet përmes partneritetit publik privat.



Pritshmëritë janë që liberalimimi i kontrollit teknik të ulë tarifat për këtë shërbim, por mbetet e paqartë kosto që do të ketë mbikëqyrja e tyre, çka mund të pasohet me një balancim të tarifës finale.

SCAN