Ndryshon përgjithmonë edhe një tjetër taksë makinash, mësoni çfarë duhet të bëni nga sot e tutje



Zbulohet se si do zbatohet udhëzimi i ri për lehtësimin e taksës për makinat e luksit. Bëhet fjalë për amortizimin e vlerës së tyre me 10 për qind në vit.



Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe tha për Monitor se ndryshimet vijnë për shkak të një numri të konsiderueshëm të ankesave në DPSHTRR në lidhje me uljen vit pas viti të vlerës se mjeteve të klasifikuara si mjete luksi.



Sipas tij tashmë ndryshimet do të kufizojnë abuzimet te pronarët që ndryshonin çmimin e mjetit dhe vendos barazi për kategorinë e pronarëve që disponojnë mjeti luksi.

“Për të gjitha mjetet që paguajnë  taksën e luksit, tashmë me ndryshimet ligjore, për efekt të vlerës bëhet amortizimi 10 për qind në vit. Kjo do të thotë që për të gjithë ata qytetarë, të cilët nuk e shesin mjetin, dhe kanë kaluar vite, vlera reduktohet me 10 për qind.

Ky është thelbi në ndryshimet e ligjit për taksat kombëtare, pra vendos barazinë. Përfitues do të jenë me mijëra qytetarë. Nëse më parë ligji lejonte ndryshimin e pronësisë, ku me akte noteriale ulej vlera e mjetit, tashmë vetëm për efekt të taksës së luksit nuk të lejohet të bëhet më e ulët se 10 për qind e amortizimit të vlerës.

“Për të qenë sa me qartë për qytetarët. Një mjet mund të shitet me çfarëdo lloj vlerë, por për efekt të taksës së luksit, mjeti në vlerë amortizohet 10 për qind në vit. Ndryshimet prekin mjetet që janë  nën 3000 cm3 dhe me vlerë mbi 5 mln lekë. Nëse një qytetar do të mbajë mjetin e vet, vlera i amortizohet çdo vit 10 për qind, dhe vjen një moment që ky mjet del nga taksa e luksit. Mbetet e paprekur pjesa e cilindratit, mbi 3000 cm3”, u shpreh Gonxhe.

Kreu i Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, shpjegoi edhe se si kufizohen abuzimet.

“Në rast se një qytetar që blinte një makinë me vlerë 60 mijë euro, ndodhte që pas vitit të parë të regjistrimit të kryente një aktshitje me vlerë 10 mijë euro dhe përjashtohej nga taksa e luksit. Me ndryshimet e ligjit amortizmi i vlerës do të jetë vetëm 10 për qind në vit, pavarësisht se sa është vlera e kontratës së shitjes”, u shpreh ai.

Udhëzimi

“Vlera e mjetit, për efekt , klasifikimit “Automjet luksoz”, reduktohet (amortizohet) jo më shumë se 10 , vlerës së mbetur çdo vit, duke marrë si vlerë fillestare për efekt reduktimi (amortizimi) vlerën e fundit të regjistruar në sistem.

-Për mjetet që janë të regjistruara në sistemin e DPSHRR-së, të cilat shiten ose ndryshojnë pronësinë në një nga format e njohura nga Kodi Civil (kontrata shit-blerje, kalim kapital, dhurim, dëshmi trashëgimie, faturë tatimore shitje, etj), vlera e mjetit për efekt klasifikimi si “Automjet luksoz”, duke filluar nga 15 Janari i vitit 2020, e në vazhdim nuk mund , jetë më e vogël se vlera e mbetur e reduktuar (amortizuar) në fushën “vlera e mjetit” në sistem nga pronësia e fundit e tij, por është vlera më e madhe ndërmjet vlerës në dokumentin e fitimit të pronësisë dhe vlerës së mbetur të reduktuar (amortizuar).

– Për çdo vit të plotë reduktimi (amortizimi) i vlerës së mjetit është 10% e vlerës së mbetur. Për vitin kur mjeti regjistrohet për herë të parë, ndryshon pronësinë, çregjistrohet, etj, reduktimi (amortizimi) i vlerës së mjetit do të jetë në raport me muajt e plotë pa përfshirë muajin e regjistrimit, muajin e ndryshimit të pronësisë, ose muajin çregjistrimit në sistemin e DPSHTRR  (vIera e mjetit e reduktuar(amortizuan në fushën “vlera e mjetit” X 10% / 12 muaj X muajt e plotë pa përfshirë muajin e ndryshimit të pronësisë). –

-Për mjetet të cilat janë debitor për pagesën e taksës së përvitshme për automjetet luksoze për vitet 2016-2019, detyrimet do të llogariten dhe arkëtohen në bazë të vIerës që mjeti kishte në sistemin informatik të DPSHTRR  ose në dokumentin e fitimit të pronësisë që ndodhet në dosjen e mjetit.”

Shembull

Mjeti me targë AAxxxAA është regjistruar ose ka bërë ndryshimin e pronësisë në sitëm më datë 30.1.2020 dhe vlera më e madhe e mjetit nëpërmjet dokumentacionit financiar dhe vlerës së mbetur të (amortizuar), reduktuar në fushën “vlera e mjetit” është 5,8 mln lekë.

Më datën 10.04.2021 paraqitet për të bërë ndryshimin e pronësisë së mjetit sipas kontratës së shitblerjes me vlerë 3,9 mln lekë. Vlera e mjetit e reduktuar (amortizuar) në raport me muajt e plotë të çdo viti, pa përfshirë muajin e ndryshimit të pronësisë 10.04.2021 është rreth 5.1 mln lekë.

Për efekt të klasifikimit si “automjet luksoz”  vlera më e madhe nëpërmjet vlerës në dokumentin financiar të fitimit të pronësisë dhe vlerës së reduktuar në fushën “vlera e mjetit”  do të merret parasysh vlera më e madhe që është rreth 5,1 mln lekë.

Si ndryshon llogaritja e penaliteteve

Në ligjin për taksat kombëtare ndryshuan edhe penalitetet për pagesat e vonuara të taksave të mjeteve të përdorura.

Sipas Udhëzimit “Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i aftit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë, një gjobë prej 0,06 për qind së shumës së detyrimit të papaguar, për çdo ditë vonesë nga dita e fundit e vlefshmërisë. Në asnjë rast gjoba nuk llogaritet për një periudhë më të gjatë se 365 ditë kalendarike.”

Shembull

Mjeti me cilindratë 2993 cm3, me naftë dhe vit prodhimi 2003, për vitin 2018 ka paguar taksën vjetore të mjeteve të përdorura në datë, 22.09.2018, në vlerën 16,462 lekë me afat vlefshmërie deri me 2209.2019.

Në datë 20.01.2020 pronari i mjetit paraqitet për të paguar taksën e vitit 2019 për mjetin dhe ka lindur detyrimi i taksave edhe për vitin aktual 2020. Llogariten dhe paguhen taksat e vitit 2019 në vlerë 17,958 lekë, por duke qenë se i ka kaluar afati i vlefshmërisë prej 120 ditë kalendarike duhet të paguajë gjobë për pagesë të vonuar në shumën 1,293 lekë (17,958 lekë x 120 ditë x 0.06% = 1,293 lekë).

Në total detyrimet e TVMP-së për vitin 2019 janë në shumën 19,251 lekë. Duke qenë se pronari i mjetit është paraqitur më datë 20.01.2020, vlefshmëria e TVMP-së për vitin në vazhdim llogaritet nga data 01.01.2020. Për këtë arsye, përveç taksës së vitit 2019, pronari i mjetit detyrohet të paguajë edhe detyrimin e TVMP-së për vitin 2020, në shumën 19,455 lekë dhe gjobë për pagesë të vonuar prej 233 lekë (19,455 x 20 ditë x 0.06 %). Në total vlera e taksave për vitin 2020 që duhet të paguajë është, 19,688 lekë, me afat vlefshmërie deri më 20.01.2021.

Makinat e luksit 

Aktualisht në ligjin “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar, përcakton se “Automjet luksoz” konsiderohet autovetura deri në 6+1, e cila plotëson të paktën njërin nga kushtet e mëposhtme: Cilindratën të barabartë ose më të madhe se 3000 cm3; ose Vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë. Monitor

Lexo edhe: