Ne 3 milionët, nuk paskemi “këllqe” t’i largojmë këta 3 sundues monstra; ndoshta i shporr brezi tjetër

Heshtje dhe nënshtrim/ Nuk po reagojmë as sot, kur shohim se si 3 horrat Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama dhe bandat e tyre kriminale brenda politikës, shtetit e pushtetit; po uzurpojnë dhe sistemin e ri të drejtësisë si garanci mos ndëshkimi e vazhdim sundimi të përbashkët me lojën aktoriale 30-vjeçare pozitë-opozitë

Diktatura në Shqipëri, nuk u rrëzua nga shërbëtorët e saj, por ra si “gurë dominoje”, pjesë e e rreshtit të vendeve të Lindjes Komuniste; prej 45 vitesh, peng të idelogjisë dhe praktikave sunduese ruso-sllave.

Por me ndryshimin, se në Shqipëri, partia e pushtetit të diktaturës, u ri-organizua e nda në 2 parti kryesore PD-PS dhe në disa parti “grupe komuniste”, filiale të tyre; maskuar pas pluralizmit politik, në gjoja palë armike.

Shtabi i PPSH, përzgjodhi e caktoi në krye të partive “bija” trashëgimtare; shërbestarët e saj të devotshëm e besnikë, madje perversë; të cilët, prej 30 vitesh vazhdojnë të jenë në krye të politikës, duke ndërruar pushtetin me mirëkuptim.

Gjyshërit dhe prindërit tanë, u manipuluan e më pas u shtypën; dhe nuk guxuan të ngriheshin si popull, për ta rrëzuar regjimin 45-vjeçar.

Brezi ynë, nuk po ngrihet të shporr sundimtarët e këtyre 30-viteve, megjithëse e ka të plotë lirinë dhe motivimin social-ekonomik, për t’u ngritur.

Nuk po reagojmë e nuk po ngrihemi, por vetëm nënshtrohemi e heshtim, megjithëse e dimë prej afro 25 vcitesh, se kjo kupolë politike-shtetërore blu e kuqe dhe rozë; nuk është produkt real i demokracisë Perëndimore si në SHBA, BE; por është 100%, vazhdimësi pasardhësish ideologjik e biologjik, të diktaturës 45-vjeçare.

Ne nuk po reagojmë, për të dalë nga fatkeqësia kombëtare e përçarjes dhe ndarjes në bastione partike e gjeografike; deri me hasmëri mes familjesh, fisesh e zonash, që na kanë bërë qëllimisht, kapobandat e bashkë-regjimit PD, PS, LSI.

Ne, 3 milionë shqiptarë, i jemi vetë-dorëzuar sundimit të tyre kriminal e po ikim të lodhur e kokëulur nga Shqipëria; në vend të bashkohemi, kundër të keqes që na kanë pllakosur 3 horrat Berisha, Meta, Rama dhe bandat e tyre kriminale me e pa pushtet.

Ne nuk po ngrihemi dhe siç kuptohet; do ikim nga kjo botë, nën sundimin e kësaj klike barbarësh; por ndoshta, për të mirën e të ardhmes së vet, këta monstra do t’i shporr brezi që po vjen…/Pamfleti