“Në ëndërr djali më thotë ‘o ba, çfarë bëre për mua’”, rrëfimi prekës i burrit



Luftar dhe Pranvera Buzi, nga Fieri, para tetë vitesh humbën në një aksident djalin e tyre të vetëm Dionisin, asokohe vetëm 2-vjeç.



Vogëlushi është aksidentuar nga një furgon, por shoferi i saj, është shpallur i pafajshëm. Për këtë arsye, familja dëshiron drejtësi, e cila deri më sot nuk ka mbërritur. I ftuar në emisionin “Shqipëria live”, Luftari, shpalosi të gjithë problematikën e tij.



“Një fjalë thashë unë atje dhe më arrestuan, më thanë që i ke dërguar letra kryeministrit. Unë i kam dërguar letër kryeministrit, ministrit të brendshëm dhe do ta dërgoj deri në gjykatën e Hagës, këtë çështje. Është e vështirë ta mendosh që nga pakujdesia e shoferit të humbasësh djalin. Ne jetën po e vazhdojmë, por ne jemi në ankth që s’po marrim një drejtësi. Këtu janë dënuar njerëz të pafajshëm. Erdhi eksperti nga Tirana dhe ai më dha të drejtën, por prokurori tha janë dy me një, sepse dy ekspertët e Fierit e kanë dhënë kundër. I lutem drejtësisë, kryerporkurorit, SPAK-ut të merren vesh me këta, sepse janë maskarenj të gjithë. Më ka dalë pesë, gjashtë herë në ëndërr djali, dhe më ka thënë: o ba ç’a bërë për mua”, u shpreh Luftari.