Në front me koronavirusin, shefja e Infektivit publikon FOTON e veçantë të mjekëve

Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo ka publikuar disa foto nga spitali, ku shfaqen disa mjekë dhe infermierë.

Ata po sfidojnë çdo ditë Covid-19, duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Lajmi i mirë është se falë punës së mjekëve 17 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Kujtojmë që numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë ka arritur në 174, ku gjatë ditës së sotme u konfirmuan 28 raste të reja.

90785474_499947394031894_500179474541707264_n_copy.jpg