Në hetim nga gjykata, prezantuesja e njohur në telashe. Ja çfarë po ndodh

Prezantuesja e njohur italiane Simona Ventura, merret e pandehur në Gjykatën e Milanos. Ajo akuzohet për fshehje të ardhurash nga viti 2012 dhe 2015.

Bëhet fjalë për shumë prej disa qindra mijëra euro, të siguruara në bazë të kontratave për shfrytëzimin e të drejtës së imazhit.

“Nuk bëhet fjalë në asnjë mënyrë për evazion, por për një zgjedhje fiskale të menaxhuar nga profesionistë”, thanë përfaqësuesit ligjorë të moderatores.

Seanca e parë ndaj Venturës, u mbajt këtë të të hënë.