Në Indi janë 88 të in.fektuar me ko.ronav.irus, populli pi urinën e lopës, arsyja do t’ju lëre pafjalë

nde nuk ka një vaksinë kundër COVID-19, dhe shumë popuj një botë po përdorin metoda të ndryshme popullore, të cilat besojnë se do krijojnë antitrupa ndaj virusit.

Këtë të shtunë, qindra adhurues hindu në Indi kanë organizuar një festë ku kanë pirë urinën e lopës me pretendimin se do largonte COVID-19.

Festa u organizua nga grupi i quajtur Akhil Bharat Hindu Mahasabha, në kryeqytetin e vendit Dehli, me shpresën për të mbrojtur veten e tyre nga ky virus vdekjeprurës.

Lopa konsiderohet si e shenjtë në Indi. Në ceremoni ishin të pranishëm rreth 200 persona. Edhe pse India është shumë afër me Kinën, ka një numër të vogël të të prekurve me COVID-19.

Ajo numëron vetëm 84 raste dhe 2 të vdekur.

“Ne kemi pirë urinën e lopës për 21 vite. Asnjëherë nuk kemi ndjerë nevojën për të konsumuar ilaçin anglez”, tha Om Prakash, një person që ndoqi festën.