Në kërkim të atentatorëve/ RENEA në aksion, rrethon qytetin tjetër, me dhjetëra forca po…

Vijon operacioni i forcave të policisë shqiptare për të kapur autorët e dyshuar të ngjarjes në Shkozet.
Forcat e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në Peqin.
Nga ajo që mësohet paraprakisht Policia dyshon se autorët e atentatit ndaj prokurorit Ndoji dhe bashkëpunëtorët e tyre fshihen në këtë zonë. Deri tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar nga Policia për këtë operacion masiv, apo nëse deri tani ka persona të shoqëruar.