“Në mesnatë do kemi tjetër marrëveshje… kryetarë bashkish dhe ish-ministra të PS po tentojnë të rrëzojnë Ramën”

Mund ta keni dëgjuar edhe herë tjetër këtë deklaratë? Por në kontekstin e situatës që po kalon politika shqiptare sot, merr një tjetër ngjyrim.

“Ka kryetarë bashkish apo ish-ministra dhe njerëz të lartë, të cilët nxjerrin njerëz, duke tentuar që ta rrëzojnë Ramën, po aq sa ne ose edhe më shumë se ne”.

Kështu deklaroi ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë”.

Sipas tij “segmente” të së majtës, të cilët nuk e duan Ramën japin ndihmesë në protestat e PD duke nxjerrë njerëz në mënyrë indirekte kundër Ramës.

Arian Çani: Sa mundësi ka që në incidentet e dhunës gjatë protestave të ketë dhënë një dorë edhe maxhoranca për të larguar vëmendjen nga problemet e mëdha të të gjatit me gjermanët? Sidomos me këta të “Bild”.

Ervin Salianji: Zero. Segmente të së majtës, të cilët nuk e duan Ramën japin ndihmesë.

Arian Çani: Vërtetë?

Ervin Salianji: Pa diskutim. Ish-ministra apo kryetarë bashkiakë aktualë…

Arian Çani: Një sekondë se kjo më intereson, si ishte kjo.

Ervin Salianji: Ka kryetarë bashkish apo ish-ministra dhe njerëz të lartë, të cilët nxjerrin njerëz, duke tentuar që ta rrëzojnë Ramën, po aq sa ne ose edhe më shumë se ne.

Arian Çani: Në mënyrë indirekte?

Ervin Salianji: Pa diskutim.

PO MARREVESHJE?

Arian Çani: Sa gjasa ka që të jetë i vërtetë skenari se mund të ketë një pakt të ri sot në mesnatë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Fiks si dy vjet më parë, në 2017-ën u bë marrëveshja.

Ervin Salianji: Ëndërr në bunker e Ramës…

Arjan Curi: Unë i besoj konspiracioneve edhe të marrëveshjeve të fshehta.

Arian Çani: Pa dalë në publik fare.

Arjan Curi: Po, po patjetër. PD i besoi edhe të parës, por kjo nuk e përjashton faktin që mund të ketë edhe marrëveshje të tjera në këtë datë goxha simbolike.

Arian Çani: Sa gjasa ka të mos ketë asnjë pakt të dytë Rama-Basha dhe se pas thashethemnajës që qarkullon të qëndrojë vetë Rama?

Arjan Curi: Është akoma një marrëveshje në ajër…

Arian Çani: Është një marrëveshje në ajër?

Arjan Curi: Po patjetër.

Arian Çani: Salianji?

Ervin Salianji: Janë të gjitha propaganda të fryra dhe të shtirura nga Rama.