Ne mund të mbyllemi prapë, por… Rama tregon çfarë do të ndodhë në shtator

Kryeministri Rama, u shpreh sot se pavarësisht pandemisë së koronavirusit, e cila vijon me shifra të larta vendi nuk do të izolohet sërish, pasi nuk mund ta ndalojmë jetën tha Rama.

“Kjo nuk është diçka që do të mbarojë kur të dalim nga shtëpia, ne mund të mbyllemi prapë dhe të dalim dhe ajo do të jetë prapë aty, kështu që nuk ka sens të mbyllemi prapë, por të kuptojmë se ky është normaliteti i ri deri kur të dalë vaksina apo virusi të transformohet në diçka tjetër që nuk është po kaq e rrezikshme. Por deri atëherë duhet të pajtohemi me faktin se nuk mund të jetojmë njëlloj sikur kemi jetuar, prandaj duhet të kemi kujdes. Nuk mund të ndalojmë jetën, është më e fortë se realiteti prandaj duhet të bëjmë kujdes, por ta mbrojmë jetën tonë dhe të tjerëve”, u shpreh Rama, duke bërë thirrje që gjithkush të tregohet i përgjegjshëm.