Në një furgon lëviznin një burrë dhe një grua, si e zbuloi policia planin e f.rikshëm



Nje burre dhe nje grua leviznin me nje furgon, brenda te cilit kishin  marre dhe disa shtetas te cilet do i kontrabandonin ne kembim te parave.



Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. B., 39 vjeç dhe L. S., 38 vjeçe, banues në Durrës.



Këta shtetas janë kapur në dalje të fshatit Vërdovë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip furgon “Benz”, pesë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin për në vendet e BE-së. Shtetasit A. B. dhe L. S. nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, duke tentuar që të largoheshin, por janë kapur dhe ndaluar.