Në një tryezë Ramën dhe Bashën?! Çfarë po tenton të bëjë Pandeli Majko

Ashtu sikurse është përfolur prej ditësh se Pandeli Majko është ai emri i pranueshëm për të negociuar mes dy palëve për të zbutur klimën politike në vend, duket se ai e ka nisur punën për këtë qëllim. Ka shfrytëzuar pikërisht Samitin e Dytë të Diasporës për të  ulur në një tryezë Bashën dhe Ramën.

Në këtë samit do të jenë shumë personalitete nga Kosova dhe Maqedonia. Ndërsa në axhendën e Samitit shihet se i ftuar është edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Në axhendën e diskutimeve, Lulzim Basha do të falsë i dhjeti, ndërsa shefi i qeverisë Edi Rama është i njëmbëdhjeti.