Në prag proteste/ Basha i mbledh të gjithë në zyrë, ja çfarë pritet të dalë nga selia e PD

Ditën e shtunë opozita do të kulojmë me protestën e saj, sikurse e ka quajtur kryedemokrati Basha, mbarkombëtare. Dhe për këtë qëllim ai sot në orën 12:30 do të mbledhë Këshillin Kombëtarë dhe grupin e kandidatëve të PD për deputetë, mbledhje kjo e thirrur nga kryetari i selisë blu, Lulzim Basha.

Në prag të protestës së 13 Prillit, PD do të mblidhet për të diskutuar për masat organizative për vijimin e aksionit politik. “Neser, e hene, date 8 Prill 2019, ora 12.30, nen drejtimin e Kryetarit Basha do te zhvillohet mbledhja e perbashket e Keshillit Kombetar dhe grupit te kandidateve te PD per deputete, per masat organizative per vijimin e aksionit politik dhe protesten e 13 Prillit”, thuhet në njoftim.

Opozita e bashkuar pas djegies së mandateve vijon përballjen politike kundër qeverisë duke kërkuar krijimin e një qeverie tranzitore dhe largimin e Edi Ramës, si dhe vendosjen e një modeli për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme në vend.