Në pranga Lupeni, shefi shqiptar që drejtonte grupin e grab.itësve në Itali

Katër shqiptarë janë vënë në pranga në provincën e Fano-s, nga Policia italiane.

Ata akuzohen për gra.bitje apartamentesh e vilash.

Mediat në Itali raportojnë se grupi i grab.itësve drejtohej nga 41-vjeçari shqiptar Lupen Allçiu, i cili kishte ndryshuar emrin duke e bërë të ngjashëm me atë të personazhit të romaneve të Leblanc.

Ndërkohë, 3 shqiptarët e tjerë janë identifikuar si Mario Tuci, 34 vjeç, Ervis Dema, 25 vjeç, Altin Çoba, 29 vjeç. Të arre.stuarit akuzohen tashmë për krijim të grupit kriminal që kishte si synim grabitjen e apartamenteve dhe vilave.

Lupen Allçiu nuk është i panjohur për policinë italiane, pasi është vënë në pranga 7 vite më parë pasi ishte akuzuar për tentativë vra.sje dhe fshehje mallrash të vje.dhur.

Ai ishte pjesë e ngjarjes në vitin 2011 ku mbeti i vr.arë nga karabinierët 26-vjeçari shqiptar Fatmir Xhafa.

Viktima dhe 3 shqiptarë të tjerë, mes tyre edhe Lupen Allçiu, nuk ndaluan me dhënien e urdhrit “Ndal” nga karabinierët.