Në pritje të vendimit nga BE, ish ministri paralajmërim të qartë: BE do jetë përgjegjëse nëse z.j.arri…

Ne nje moment qe na ndan edhe pak kohe nga vendimi me te cilin do te dalin 28 vendet anetare te BE, vjen paralajmerimi i qarte i ish-ministrit te Jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Ai ka publikuar një postim në profilin e tij ne “Twitter”, ku i bën thirrje unionit të hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut, tani sic thote ai. Më tej Kotzias thekson se stabiliteti në Evropën Juglindore është kusht kryesor për paqe.

“Ndërsa Siria është në z jarr, BE nuk ka vizion strategjik. Bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë tani. Mbështetja e prekshme e Marrëveshjes së Prespës dhe stabiliteti i Evropës Juglindore është e domosdoshme. Përndryshe, BE do të jetë përgjegjëse për çdo ndërlikim të ri në rajonin tonë”-shkruan ai.