Ne rrezikojmë të shkojmë në kolaps, mjeku i njohur ngre alarmin 



Epidemiologu i Institutit të Shëndetit Publik Dritan Ulqinaku tregon çfarë na pret gjatë muajve në vazhdim per shkak te situates nga pandemia. Ai shprehet se derisa v.ak.sina të përhapet në të gjithë botën, gjatë këtyre muajve ne riskojmë të shkojmë në kolaps.



Dritan Ulqinaku: Flitet që në Dhjetor të prodhohet në mënyrë masive që do të thotë në Shqipëri, në rastin më të mirë mund të vijë nga fundi i Shkurtit ose fillimi i Marsit. Pra janë këto tre muaj të cilat duke nisur dhe nga numri i rasteve që ka ardhur në rritje dhe po vazhdon të jetë në rritje, mund të themi që nëse nuk e marrim shumë seriozisht ne riskojmë të shkojmë dhe në kolaps. 



Mirela Milori: Pra ju mendoni që shifra e të prekurve jepet në minimumin e saj?

Dritan Ulqinaku: Është në minimumin e saj padiskutim, zyrtare kemi rreth 30 mijë të infektuar, pra është 1% e popullatës. Në gjykimin tim unë mund të them që jemi diku tek 70-80 mijë persona të infektuar tashmë.