Në Shirokë po punohet, por nuk e besoni emrin që ka zgjedhur Rama për shëtitoren e re

Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto nga punimet qe po kryhen ne Shiroke. Ne kete postim ai ka lajmeruar edhe emrin e vecante qe do i vendoset shetitores pergjate vijes liqenore nga Shiroka deri ne Zogaj.

POSTIMI

Vazhdon gur pas guri, në kuadër të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, projekti i transformimit të Shirokës magjike e të rrënuar në dekada të tëra harrese😥

Ky projekt transformues i qendrës së Shirokës, do të pasohet nga projekti i madh i një nderhyrjeje tërësore, me rindërtimin e rrugës e të infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve, si edhe ndërtimin e “Lungolagos😉”, shëtitores përgjatë vijës liqenore nga Shiroka deri ne Zogaj, një potencial deri më sot krejt i fjetur dhe i jashtëzakonshëm i zhvillimit turistik të Shkodrës😍

#ShkodraqëDuam☀
#ShqipëriaqëDuam🇦🇱