Në Shkodër luhet fati i sezonit, ekipi mik vjen me kërkesë të çuditshme

Ditën e nesërme në ora 16:00 Veleçiku i Koplikut luan ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Koplikasve u mjafton edhe 1 pikë në përballjen ndaj Burrelit për të siguruar përfundimisht qëndrimin në Kategorinë e Parë edhe për edicionin e ardhshëm. Nga ana tjetër, matjanët kërkojnë vetëm fitoren.

Në prag të kësaj sfide ka folur për Sportekspres sulmuesi Spartak Ajazi. Ai thotë se kjo është sfida kryesore e sezonit, por ka edhe një kërkesë për Federatën Shqiptare të Futbollit.

“Luajmë ndeshjen e fundit të këtij sezoni ndaj Veleçikut, një transfertë e vështirë që mbetet si ndeshja kryesore e gjithë sezonit. Do të luajmë për pikë, sepse nuk duam të rrezikojmë të luajmë në Play-Off me skuadra të Kategorisë së Dytë. Për të qenë më të mbrojtur edhe nga aleancat që mund të ndodhin këtë javë, i kërkojmë FSHF-së që të sjellë arbitra të FIFA-s në këtë ndeshje delikate.” – thotë Ajazi. /ShkodraNews

Lexo edhe: