Në shkollën shqiptare pl.as she.rri, nëna su.lmon mësuesen

Një mësuese e cila ka dhu.nuar një nxënës është sul.muar nga nëna e nxënësit. Një mësuese e cila jepte mësim në një nga shkollat fillore të Kosovës, ka rënë pre e dhu.nës së nënës së njërit prej nxënësve të saj. Ngjarja ka ndodhur në shkollën ‘Zef Serembe’ në fshatin Gllavaqicë të Pejës.

Faktin e ka pohuar drejtori i shkollës, ndërsa vetë mësuesja nuk ka pranuar të flasë për mediat. Shkak për dhunën është bërë dyshimi që kishte nëna e nxënësit se mësuesja i rrihte fëmijën.

Vetë drejtori i shkollës, ka mohuar se mësuesja ka dhu.nuar nxënësin. Ai tha se mes dy grave nuk ka pasur përplasje fizike. “Ka ardhur një prind në shkollë e cila ka pasur një mosmarrëveshje me mësuesen. Fatmirësisht nuk ka pasur goditje apo fërkim por vetëm tentativë.”, thotë drejtori Beqir Sadiku.

Ndërkohë, pasi u shoqërua në polici, gruaja që ka su.lmuar mësuesen është liruar.