Në Shqipëri qarkullon shumë ajo, por po rrit rrezikun për Covid-19, thirrja që bën OBSH e fortë



Bankat dhe institucionet financiare në Shqipëri dy javët e fundit po bëjnë thirrje për kryerjen e pagesave online dhe përdorimin e kartave bankare, sidomos atyre pa kontakt.



Por, qarkullimi lartë cash në ekonominë shqiptare rrezikon të jetë një përhapës potencial i Covid 19. Për shkak të përmbajtjes poroze është gjetur se virusi rri për një kohë të gjatë tek kartëmonedhat dhe monedhat.



Shqipëria është vendi me qarkullimin më të lartë të cash-it në Europë, ku 22% e parasë gjithsej qarkullon jashtë bankave, nga më pak se 10% që është ky tregues për shtetet e tjera. Vendi ynë ka dhe përdorimin më të ulët të kartave bankare.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë që i referohet një studimi të EY Research, thuhet se 39 për qind e të rriturve mbi 15 vjeç kanë një llogari bankare në Shqipëri kundrejt 91 për qind që është mesatarja e vendeve të OECD.

Akoma më keq janë shërbimet e pagesave online. Në një anketë të kohëve të fundit Instituti i kërkimeve IDRA në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave gjeti se vetëm 37 për qind e të anketuarve kishin një eksperiencë me bankën në 5 vitet e fundit.

Produkti më i përdorur është karta e debitit, instrumenti me të cilën tërhiqen para cash nga bankommatet.

Sipas një studimi të fundit të Bankës së Shqipërisë për kostot e qarkullimit cash në ekonomi, bizneset shqiptare iniciojnë rreth 18,2 milionë pagesa në vit ose 792 pagesa për një biznes në vit, nga të cilat 66% janë cash. Përdorimi i cash-it ndryshon sipas madhësisë së biznesit, ku ndërmarrjet mikro iniciojnë 93% të vëllimit vjetor të pagesave në cash, ndërsa bizneset e mëdha 47%./monitor