Në Superiore do të jetë ndryshe, ja paralajmërimi i Canaj për lojtarët

Pjesa më e madhe e lojtarëve aktual të Vllaznisë me siguri nuk do të jenë pjesë e ekipit në sezonin e ardhshëm. Gjithmonë nëse drejtuesit e Vllaznisë duan të ndërtojnë një skuadër të mirë dhe jo vetëm për të qëndruar në Superiore. E një gjë e tillë pranohet edhe nga trajneri Agim Canaj.

“Për mua e rëndësishme është që po bëjmë një rotacion në këto ndeshjet e fundit për të parë për të sotmen, por edhe për të ardhmen. Në mënyrë që i gjithë kontigjenti i lojtarëve të shihet edhe nga specialistët, nga stafi teknik dhe njerëzit që merren me sportin në bashki, pasi duam ti japim shansin të gjithëve dhe të mos u mbetet ndonjë pishman. Të luash në Superiore është një shkallë më lart dhe e dimë mirë çfarë kontigjenti duhet.”

Ndër të tjera, duke folur për mediat, Canaj shpreson që Vllaznia të fitojë kupën ndaj Bylisit, edhe për tifozët. /ShkodraNews

Lexo edhe: