“Në telefonatën e fundit Nexhmije Hoxha më tha se…”, bashkëpunëtori i saj: Pse djali nuk i shkoi në v.a.rrim sot, ajo kishte brengë që…



Në kujtimet e saj, Nexhmije Hoxha është shprehur se është ndierë e lënduar nga Liljana, gruaja e të birit, Sokolit, e cila qysh prej 15 vitesh nuk i kishte ardhur në shtëpi. Në librin më të fundit, ajo i quan qëndrime tejet të çekuilibruara të Liljanës në marrëdhëniet e saj me të dhe me familjarët e tjerë. Kam ndjekur shkrimet e saj në gazeta dhe intervistat në televizione, me ato opinionet e saj haluçinante, të një mendjeje të sëmurë, që janë vetëm turpi që ajo i vuri emrit të vet, shkruan ndër të tjera Nexhmija në librin e fundit për sjelljen e Liljanës.



Ka qenë data tetë shkurt kur Muharrem Xhafa, ish-zyrtar i Komitetit Qendror dhe bashkëpunëtor i Nexhmije Hoxhës, ka bërë telefonatën e fundit me të. Ja c’kujton ai:



Po fakti që nuk e ruajti familjen kompakte siç ia la amanet Enveri, e brengoste?

Sigurisht që e brengoste, por ajo ishte grua e zgjuar dhe dinte si ta kapërcente. E lëndonte patjetër fakti që i biri, Sokoli, me të shoqen kishin 10 vite që nuk i kishin ardhur në shtëpi. E rëndonte gjithashtu dhe ligjërimi i tyre kundër saj, por ajo gjente forcë shpirtërore dhe ngrihej mbi këto episode…

Sokoli me të shoqen janë shprehur se nuk do të jenë dhe sot në ceremoninë mortore…

E mora vesh edhe unë këtë vendim të tyre dhe më erdhi keq. Së paku, tani në fund le t’i gjendeshin aty pranë për t’i hedhur një dorë dhe. Punë e tyre, gjithsesi…