Në vaskë dhe e rrethuar me trëndafila, Klaudia Pepa flet për herë të parë pas fotos që çoroditi rrjetin

Balerina Klaudia Pepa është përfolur shumë që pas ndarjes me koreografin Albi Nako.

Ajo u zhvendos në Itali dhe vazhdoi të ndiqte atje projektet e veta.

Megjithatë, për këtë Shën Valentin ajo i surprizoi të gjithë me foton që postoi, teksa shihej në një vaskë e rrethuar me trëndafila e zemra.

Pas fotos që ngriti aludime të shumta, Klaudia ka treguar se nuk ka trokitur ende një dashuri e re në jetën e saj.

“Çështja e fotos ishte ide e imja, pasi ishte thjesht sa për instagram. Kështu bëjnë shumë influencer të njohur në mbarë botën në raste festash apo tematikash të veçanta, ndaj dhe unë veprova njësoj”, është shprehur Klaudia.