Në vend ka kllaposur fr.ika/ Silva Bino e thotë troç: Jemi të shqetësuar pasi po…

Shefja e Departamenti të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, ka deklaruar sot se rastet e reja me covid-19 janë shqetësuese.

“Jemi të shqetësuar me shifrat e larta dhe po përpiqemi, ta mbajmë dhe të ulim këtë situatë. Këtu është qëllimi ynë. Sëmundja ka një periudhë inkubacioni dy javë. Duke parë këtë, parashikohet edhe ulja. Në lidhje me gjurmimin, ai ka qenë strategjia kryesore dhe gjurmimi i kontakteve. Ky është elementi kyç. Vetëm gjurmimi pa pasimin të izolimit nuk ka vlerë. Ekipet edhe mund të jenë të lodhur, por kemi një strategji, e cila është zëvendësimi i ekipeve. Ka dhe një plan B dhe C, ku numri i tyre duhet të rritet apo duhet të zëvendësohet me të tjerë. Mbetet një sfidë izolimi”, tha ajo në Euronews.