Në vendin ku ndodhi e papritura, ja ç’po ndodh tani aty ku humbën jetën dy ushtarakët shqiptarë

Me kujtime plot e me zemër të brengosur me siguri, kolegët e dy ushtarakeve shqiptare kane nisur punen.

Trajnimet u ndërprenë vetëm pak orë pas v.d.ekjes së nëntetares Zarife Hasanaj.

Komandanti i Forcave të Armatosura, Leonid Kalnins njoftoi se për shkak të kësaj tragjedia trajnimet do të ndërpriteshin deri në një urdhër të dytë e ndërsa theksoi se kanë nisur hetimet.

Grupi i ushtarakëve shqiptarë që ndodhen me detyrë në Letoni i është kthyer aktivitetit normal, pak javë pas incidentit që u mori jetën dy kolegëve të tyre.

Komandat e vendeve të NATO-s që shërbejnë në Letoni kanë bërë të ditur se grupi i xhenierëve shqiptar ka qenë sot i pranishëm në seancën stërvitore, ku demonstruan aftësitë e tyre në shpërthimin e minave të kontrolluara.

“Sot, ekipi shqiptar EOD nga EFP Letoni demonstruan aftësitë e tyre gjatë një shpërthimi të kontrolluar të automjeteve”, njofton grupi i ushtarakëve me mision në Letoni.

“Ka një trajnim intensiv në luftën e Adazit, ky ishte një nga 10 milion – një incident tragjik. Një hetim rigoroz do të nisi për momentin. Kam urdhëruar një inspektim të plotë në depon për të gjetur mina ende të paeksploruara, deri atëherë nuk do të ketë më trajnime, ” kishte deklaruar më herët Kalinins.

Dy ushtarakët, nëntetarja Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi humbën jetën në krye të detyrës teksa po shpërthenin një minë. Ato u shpallën dëshmorë të atdheut, ku u përcollën me nderime dhe me një ceremoni të denjë për dëshmor që jep jetën për vendin e tij.